Kryeministri Zoran Zaev, rreth orë 14:30 arriti në PPS, i thirrur nga kjo e fundit si dëshmitar për rastin “TARGET” , rast ky në të cilin bëhet fjalë për ndjekjen joligjore të komunikimeve në periudhën prej 2008 deri në vitin 2015, njofton Almakos.
Kryeministri i vendit tha se do të bëjë gjithcka që kjo prokurori të plotësojë mandatin për hetimin e të gjitha rasteve të lidhura me përgjimet e paligjshme, duke shtuar se drejtësia nuk duhet të jetë selektive, por të hetojë çdokënd për të cilin ka dyshime, edhe sikur të bëhet fjalë për vet Kryeministrin Zaev. Sa i përket PPS dhe vazhdimit të punës së këtij institucioni pas përfundimit të madatit, lideri I LSDM-së tha se ka disa mënyra për ta gjidhur këtë, një ndër të cilat mund të jetë edhe përfshirja e PPS si pjesë e veçantë e Prokurorisë Publike.
I pyetur nga gazetarët se kush mund të emërohet në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Kryeministri Zaev tha se në një post të tillë, thelbësor për shetin e së drejtës, duhet të emërohet ekspert i cili do të ketë besimin e qytetarëve të Maqedonisë dhe jo politikanëve apo gazetarëve.
“Është një nga rolet thelbësore që tregon se a do të vazhdojë shteti të jetë i okupuar nga politika, apo më në fund Republika e Maqedonisë do të funksionojë me drejtësi të pavarur”-tha Kryeministri Zoran Zaev.
Sa i përket çështjes së emrit, për të cilin Maqedonia dhe Greqia deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje të përbashkët, e që ka ndikuar negativisht në afrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, Kryeministri Zaev tha se kjo do të zgjidhet në konsesus me opozitën dhe në referendum qytetarët do të japin qëndrimin e tyre. Nuk duhet të vaqzhdojmë më të mbetemi “ në vend numëro” me historinë, por të lëvizim drejt të ardhmes europiane.
Sot Ministri i Jashtëm I Maqedonisë ka udhëtuar drejt Greqisë, por nuk do të bisedohet për emrin. Në takim me funksionarët e lartë shtetërorë,sipas informacioneve, do të bisedohet për forcimin e miqësisë mes të dyja vendeve, duke bërë edhe më të shpeshta takimet zyrtare përfshirë edhe takimet mes kryeministrave, respektivisht atij të Greqisë dhe Maqedonisë.
Ndryshe, për të dhënë dëshminë për të njejtin rast (TARGET), sot në PPS u paraqit edhe ish drejtoi i Byrosë për Siguri dhe kundërzbulim, Zoran Verushevski.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1717738768266968/
Evi Shkopi
Almakos.com