Në zyrën e Bakës Botërore të Republikës së Maqedonisë, drejtori Marko Mantovaneli, sot priti Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski
Në takim, kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, është biseduar për mbështetjen në pjesën e projekteve infrastrukturore që realizohen në Republikën e Maqedonisë, ndërsa të cilat mbështeten nga Banka Botërore.
Ministri Sugareski është falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka shprehur gatishmëri të tërësishme për vazhdimin e bashkëpunimit të tillë mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe këtij institucioni ndërkombëtar financiar.
“E madhe është mbështetja që e mundëson Banka Botërore për realizimin e një pjese nga projektet infrastrukturore që janë të rëndësisë së madhe për zhvillimin e rrjetit rrugor në Republikën e Maqedonisë. Kemi interes që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, tha ministri Sugareski.
Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësinë nga takimi i realizuar dhe janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit, posaçërisht në pjesën e mbështetjen në realizimin e projekteve të reja infrastrukturore në vend.