“Ndërsa, BESA meqë e bëri dallimin në kuadrot profesionale dhe lidershipin e vendosur pa kalkulime ditore drejt #RIDEFINIMIT, si e tillë mori 7 deputetë, prej të cilëve 2 deputetë ua mohuan padrejtësisht në KSHZ, përkatësisht regjimi VMRO – BDI”, thekson Mehmeti.
Kështu është kur përzihen vlera e antivlera bashkë në një vend, ose bëhen bashkë ata që janë të një lloji, por mundohen të shiten si të ndryshëm në opinion, shton ai.
“Rrjedhimisht kur bëhen bashkë “Kryepleq”, “Verni do smrt” dhe ata që Deklaratat e Përbashkëta Shqiptare i shohin si mall tregtimi në pazar, e jo si amanet të votuesve shqiptarë. Mund edhe të bëhen si 20 subjekte bashkë, gjoja për çështje madhore, por duket se lexohen lehtësisht këto manovrime çasti nga populli, dhe në fund prej 20 subjekteve mund të ngelin me dy deputetë. Ngase, po sa u ofrohet grazhdi i pushteti harrojnë edhe cilën e kanë nënë e babë, e lë më të realizojnë kërkesat e kahmotshme të shqiptarëve të Maqedonisë. #EdheShqiptarëtPaHipoteka”, porosity zyrtari i Lëvizjes Besa, Emad Mehmeti/Lajmpress