13 June
Fasada e qeverisë e kontestuar për një kohë të gjatë dhe luksi me shije të çuditshme nuk ka mjaftuar për apetitet e pushtetit të mëparshëm. Emisoni 360 gradë në Alasat publikoi pamje nga sistemet e posaçme të sigurisë të instaluara në dhe rreth kabinetit qeveritar. Ai është mbuluar me qelq anti-plumb. Tarraca e fundit nga e cila mund të arrihet tek kabineti i kryeministrit është mbuluar me konstruksion të çeliktë dhe përsëri me xhama të blinduar që peshojnë disa tonë dhe rrjet plotësues në pjesën e sipër. Këto shtylla të rëndomta në dukje, në fakt janë katër invertorë që sipas kapacitetit më shumë ditë mund ta furnizojnë kabinetin e kryeministrit me oksigjen, ndërsa ai të mbetet i mbyllur si bunker. Për kryeministrin ka edhe një korridor dhe hyrje të posaçme vetëm për te deri në sallën e seancave. Atje dyert janë me trashësi dhe peshë të pazakonshme me pesë opsione për mbyllje. Nga VMRO-DPMNE-ja shprehen se nuk bëhet fjalë për kurrfarë bunkeri, porse gjatë rinovimit janë zbatuar standardet minimale për siguri.
Përkujtojmë se objekti në dy raste ishte objekt i sulmit në hedhjen e bombës nga largësia, gjegjësisht ishte grasatuar. Enterieri dhe ajo që nevojitet për sigurimin e sigurisë minimale, si dhe objekti i përgjithshëm mbetet në trashëgimi dhe pronësi të përhershme të Republikës së Maqedonisë- bëjnë me dije nga VMRO-DPMNE.
Sipas profesorit të fakultetit arkitektonik, Miroslav Gërrçev, është e domosdoshme të kthehet pamja autentike e qeverisë, meqë autori i zgjidhjes së parë ideore Petar Muliçkovski, siç shprehjet Gërçev është nënçmuar skajshmërisht.
Asnjë para dhe asnjë përpjekje nuk është tepër e madhe që margaritarëve të trashëgimisë kulturore arkitektonike t’u kthehet pamja dhe shkëlqimi i mëparshëm, pamja autentike- tha profesori dhe arkitekti Miroslav Gërçev.
Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për servilin publik tha se projekti Shkupi 2014 nuk do të rrënohet, por pranoi se do të dëshironte “të zhveshë së paku një fazadë”. Deri tani nuk ka informacione se për cilën fasadë saktësisht aludonte Zaevi, ndërsa mendimet e një pjese të qytetarëve janë se nuk duhet të rrënohet ajo që është ndërtuar tashmë, edhe atë jo për shkak të bukurisë, por për shkak të shpenzimit.
Alsat M