Këshilli i Prokurorëve Publik ka pranuar kërkesën e Qeverisë që të shkarkohet Marko Zvërlevski nga posti i Prokurorit Publik Republikan.
Tani Këshilli, mendimin duhet ta kthejë në Qeveri, pas çka qeveria bashkë me të gjitha dokumentet e propozimit për shkarkim t’i dërgojë deri në Kuvend.
Qeveria më 6 qershor vendosi të inicioj procedurë për shkarkimin e Prokurorit Publik Republikan Marko Zvërlevski dhe propozimin për shkarkimin e tij e dorëzoi deri tek Këshilli i Prokurorëve Publik për të kërkuar mendim.
Derisa zgjat procedura për zgjedhjen e Prokurorit të ri, funksionin Prokuror Publik do të kryej zëvendësi i parë i Zvërlevski, Xhelal Bajrami.