13 June
Këshilli i prokurorëve publik në seancën e sotme duhet të shqyrtojë propozimin qeveritar për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski.
Anëtarët e këshillit duhet të prononcohen pro ose kundër propozimit të qeverisë. Sipas kryetarit të Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, në kërkesën e qeverisë nuk ka mjaftueshëm detaje përveç se në të është theksuar vetëm baza ligjore për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski. Anevski javën e kaluar shprehu qëndrimin e tij personal duke theksuar se Zvërlevski është prokuror i shkëlqyer dhe se nuk ka asnjë lloj vërejte për punën e tij.