Në hapësirat e EU Info Centar filloi punëtoria me temë “Roli i mediave në mbrojtjen e privatësisë, jotolerancës së gjuhës së urrejtjes, qasjen e lirë deri te informacionet me karakter publik dhe privatësia e personaliteteve private dhe publike praktikë dhe studime të rastit nga BEja dhe Maqedonia”, si pjesë e projektit “Mbrojtje e të dhënave personale dhe mediat, njohton Almakos.
Natasha Pirc Musar eksperte e Unionit Europian nga Sllovenia tha se të gjitha vendet kanë problem me ruajtjen e privatësisë, dhe se Maqedonia nuk përbën perjashtim në këtë. Liria e shprehjes është e drejtë relative e njeriut, që do të thotë se është e limituar nga e drejta e tjetrit.
Projekti është financuar nga IPA TAIB 2012 programi i Bashkimit Evropian, me mbështetje të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale.
Punëtoritë do t’i hapë Igor Kuzevski, sekretar i përgjithshëm në Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale dhe Natasha Pirc Musar, eksperte e projektit, ndërsa ligjërata të tyre për temën do të kenë ekspertë nga BEja dhe Maqedonia./Almakos