Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë ngjallur frikën te banorët të cilët gjatë vitit të kaluar pësuan nga vërshimet që goditën një pjesë të Shkupit. Qarkorja e Shkupit, vendi ku edhe humbën jetën pjesa më e madhe e viktimave, edhe sot pas dhjetë muajsh nuk është riparuar tërësisht. Sipas profesorit Vullnet Palloshi institucionet janë përgjegjëse për atë që autostrada ende nuk është në funksion normal.
Institucionet që janë përgjegjëse me një neglizhencë të pashpjegueshme të turpshme nuk e bien në një gjendje të përdorshme autostradën, por më e keqa është se eksizston projekti, filluan punimet por u ndërprenë të njëjtat. E dyta është se janë disa pozicione që edhe sot nëse nuk intervenohet prapë mundet të bien në pyetje vet funksionimin e rrugës, mirëpo edhe funksionimin edhe sigurinë e fshatrave pranë për arsye se kanalet prapë nuk janë në gjendjen që mund ta pranojnë ujin poashtu edhe gardhet mbrojtëse që lënë mundësin të depërtojnë shtazët ose njerëzit – deklaroi Vullnet Palloshi.
Profesori Palloshi thotë se duhet të angazhohen ekspertë që në rast reshjesh, të na ndodh ajo që ndodh për çdo vit. Agjencioni për rrugë shtetërore e cila edhe është kompetente për mirëmbajtjen e rrugëve, arsyetohen se inxhinieri i cili ka projektuar këtë rikonstruim është në pushim dhe se nuk mund të na japin informacione shtesë. Ndërkaq banorët e zonave të prekura nga vërshimet thonë se edhe pas gjithë asaj që është intervenuar në infrastrukturë të njëjtit ende ballafaqohen me problem. Shirat e ditëve të fundit kanë ngjallur panik te popullata.
“Pas vërshimeve komuna ka investuar ka rregulluar si ndriçimin publik si trotuaret mirë është. Pasojat kanë mbetur një shi nëse fillon ne shikojmë kah vranësirat”.
“Të gjitha punimet nuk janë kryer vetëm një pjesë, asfaltimi I rrugës kryesore është kryer, kanalizimi një pjesë ka përfunduar kanë mbetur rrugët dytësore ato janë katastrofë, gjithashtu me ujësjellësin kemi problem gjatë verës nuk kemi ujë të mjaftueshëm. Çdo herë kur koha keqësohet neve na shkon në mendje se do të na ndodh e njëjta që na ndodhi një vit më parë , prandaj gjithmonë rrimë në panik mos do të na ndodh një katastrofë edhe më e keqe se ajo që na ndodhi vitin e kaluar”.
“Infrastruktura katastrofë çdo dit gypat bllokohen me ujë, pak nëse fillon shiu ne vet I hapim kapakët e kanaleve. Kanë bërë disa punime por nuk janë bërë ashtu siç duhet, gypat janë të vegjël , ndërsa në një lagje tjetër atje gypat I kanë vëndu ashtu siç duhet, ndërsa te ne kanë mbet ato të vjetrat, ka disa muaj që kemi problem me gypat po askush nuk vjen mi rregullu”.
Pas vërshimeve të një viti më parë institucionet e quajtën atë një fatkeqësi natyrore që ndodhë një herë në 1000 vjet dhe nuk morën përgjegjësi për mungesën e infrastrukturës. Jetën gjatë këtyre vërshimeve e humbën 23 persona,shkruan Alasat M.
https://www.youtube.com/watch?v=LZhFHtG_3MM}