Partitë parlamentare akoma nuk kanë zyrtarizuar kuadrot për në eshalonin e dytë dhe të tretë. Derisa resorët për zëvendësministra dhe sekretar shtetërorë janë ndarë, subjektet janë në përzgjedhje e sipër të personave të cilët do të emërohen. Emrat duhet të publikohen gjatë kësaj jave pasi që të enjten që vjen, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërore duhet të kalojnë në Qeveri dhe më pas të votohen në Kuvend, shkruan Alsat M.
Partia e kryeministrit Zoran Zaev akoma nuk ka përzgjedhur emrat, por partnerët e koalicionit parazgjedhor janë përcaktuar për kërkesat e tyre. Sipas burimeve të Alsat M, Partia Liberal-demokrate ka kërkuar zëvendësministrin për Ekonomi. Nga i njëjti subjekt është caktuar edhe kryetari i Komisionit për çështje ekonomike pranë organit ekzekutiv.
Aleanca për shqiptarët në mbledhjen e ardhshme do të caktojë emrat e zëvendësministrave në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe në ministrinë Punës dhe politikës sociale. Gjithashtu në mbledhje mund të vendoset edhe për emrat e sekretarëve shtetërorë në Ministrin e Jashtme dhe atë të Drejtësisë.
Si pasojë e përçarjeve të brendshme dhe përçarjeve mes degëve partiake, situata më e komplikuar në përcaktimin e kuadrove mbetet në BDI. Alsat mëson se Kumanovës, si më pak e përfaqësuar nga këto zgjedhje i është premtuar zëvendësministri i Arsimit dhe si emër më i përfolur për këtë post është ai i ish deputetit Mirvan Xhemaili. Kuadër i BDI-së në Kumanovë mund të udhëheq edhe me drejtorin e Fondit shëndetësorë, ndërsa për mjekun Ilir Hasani i cili personalisht nga kreu i BDI-së ka kërkuar ministrinë e Shëndetësisë, Ahmeti që Hasani të udhëheq me një qendër klinike.
Përçarjet janë theksuar edhe në Çair, Tetovë dhe Gostivar e kryesisht tek protagonistët Izet Mexhtit, Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta si nënkryetarë të BDI-së. Këta të fundit ishin më të eksponuarit në bisedime me LSDM-në, ndërsa nga mesi i gjithë nënkryetarëve, post ministror mori vetëm Sadulla Duraku i cili njëkohësisht ishte më pak i eksponuar në bisedime për Qeverinë e re.