Të udhëhequr nga maksima “Më mirë 10 fajtorë në liri, sesa 1 i pafajshëm në burg” OJQ-të dolën me kërkesa të reja për reformimin e gjyqësorit. Transparency International-Maqedoni dhe Shoqata për hulumtime “Zelena Lupa” kërkojnë nga pushteti i ri të rishqyrtojë politikën sanksionuese dhe ligjin për amnisti; ndërsa nga gjykatësit akt-vendime objektive, të bazuara mbi gjendjen e vërtetuar faktike.
Burgjet e Maqedonisë janë të stërmbushura me qindra, mijëra raste që janë viktimë e një sistemi monstruoz dhjetë-vjeçar. Apeloj deri tek qeveria e re e Republikës së Maqedonisë të mendojë sa më parë rreth ligjit për amnisti, atë ligj që disa herë ishte inicuar vitet e kaluara. Të formojë ekip ekspertësh që do të gjejë mënyrë si të zvogëlohen dënimet. Të mendohet më tutje ndonjë zgjidhje ligjore për përsëritjen e procedurave, rivlerësimin e atyre rasteve për të cilat dukshëm është bërë padrejtësi – deklaroi Vane Cvetanov, Shoqata për hulumtime, analiza dhe zhvillim “Zelena Lupa”.
Sllagjana Taseva nga Transparency International përshkruan absurditetin e dënimeve maksimale të shqiptuara, pa analizuar faktet.
Prokurorët publik nuk kanë prezentim të qartë për sasinë kriminale, që është lëndë hetimi. Pastaj shumë është i papërshtatshëm trajtimi i grupit të organizuar kriminal; Mungon përshkrim të veprës bazuar në fakte, që është i domosdoshëm për secilin akt të prokurorëve dhe aq më shumë për secilin akt-vendim. Vërtetim jo i plotë i gjendjes faktike. Mungojnë motivet. Egzistojnë shumë gabime në akt-vendime në dëm të të akuzuarve dhe ekziston jashtëzakonisht politikë e rreptë sanksionuese, janë shqiptuar dënimet më të rrepta ligjërisht të aplikueshme dhe aspak nuk është mbajtur llogari për personalitetin e të të akuzuarve – tha Sllagjana Taseva, Transparency International- Maqedoni.
Rekomandimet rrjedhin pas analizës “Qytetarët kërkojnë drejtësi-stop padrejtësive”, ku OJQ-të në fjalë shqyrtuan disa raste që në opinion u cilësuan të padrejta, si: “Apolon”, “Falanga”, “Detonator”, “Likuidimi” dhe “Migrantët”.
Anesa Aliti