Drejtor i Qendrës për Komunikime të VMRO DPMNE-së dhe ish-zëdhënës i ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski u parqit sot në Prokurorinë Speciale Publike. Ai është një nga 14 të dyshuarit në rastin “Talir”. Përveç tij, sot pritet që të dëshmojnë në PSP edhe zyrtarë të tjerë të lartë të VMRO DPMNE-së, si Ilija Dimovski dhe Alexander Bichikliski. Gjithashtu, sot në PSP është dashur të dëshmojë edhe lideri i partisë Nikolla Gruevski, por sipas informatave jozyrtare ai dhe familja e tij ndodhen aktualisht jashtë vendit.
Në rastin “Talir” janë të dyshuar 14 persona për pastrim parash dhe financim të paligjshëm të partisë, tashmë në opozitë, VMRO-DPMNE-së. I akuzuari kryesor në këtë rast mbetet ish kryeministri dhe kryetari aktual i partisë Nikola Gruevski.