Takimi i mbrëmshëm ndërmjet liderit të BDI-së Ali Ahmetit dhe liderit të PDSH-së në këtë fazë për opinionin publik në Maqedoni ishte papritur.
Pas përfundimit të takimit dy liderët për mediat thuajse nuk thanë asgjë të rëndësishme.
Por cili në të vërtet ishte temë e bisedës ndërmjet Ahmetit dhe Thaçit.
Burime të portalit “tetova1” thonë se Ali Ahmeti i ka bërë ofertë Menduh Thaçit që në zgjedhjet e ardhëshme lokale që do zhvillohen në tetorin e këtij viti, dy partitë të jenë bashk në zgjedhje. Pjesë e ofertës është që kuadrot e PDSH-së përveç pjesëmarjes në listat e këshilltarëve, në komunat që do të fitohen të punësohen në institucionet që menaxhohen nga komunat.
Gjithashtu BDI në shenjë të vullnetit të mirë pritet që deri në tetor të punësoj edhe disa aktivist të PDSH-së në institucionet që menaxhohen nga kuadrot e BDI-së në qeveri. Kjo do bëhet me të vetmin qëllim që kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ta ketë shumë më lehtë që të bind antarsinë për koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet lokale.
Por kjo lëvizje e BDI-së dhe Ali Ahmetit nuk do të pritet aspak mirë nga partneri në qeverisje, LR PDSH-ja e Ziadin Selës kur publikisht dihet se cilat janë raportet Thaçi-Sela pas largimit të Selës nga PDSH dhe krijimi i subjektit politik. A do të ndikojë koalicioni BDI-PDSH në prishjen e raporteve ndërmjet Ahmetit dhe Selës pritet të shihet në të ardhmen veçanarisht nga rezultati i zgjedhjeve lokale.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Radoiçiq kërcënon qytetarët serbë që morën pjesë në protestat kundër Vuçiqit
- Kaoni i Vogël, Shqiptari i Madh — Një Yll në Botën e Inteligjencës Artificiale
- Siljanovska Davkova: Në vend që të na mbështesin, fqinjët na vendosin veto për BE
- Filipçe: Mickoski është drejtpëdrejt përgjegjës për situatën në gjyqësor, qeveria e tij bëri zero reforma
- MASH: Është marrë vendim për pezullim të përkohshëm të punës së Fakultetit privat për Ekonomi Biznesi në Shkup
- Luboteni mirëpret Darko Kostovskin, pas gati 30 viteve po rindërtohen rrugët, për herë të parë edhe ujësjellësi (Video)
- “Erogen Vaso Brajoviç më ka kërcënuar, më ka bërë si i fortë…”- Masakra në Shkodër, ja lidhjet e Ragip Gilës me fisin Lici dhe masakrën e Dobraçit
- Blerant Ramadani: Do të mbështesim fuqishëm ambasadorët tanë kulturorë