Edhe përmbyllja e këtij viti shkollor do të mbahet mend për gabime të shumta dhe gjuhë të urrejtjes nëpër tekstet shkollore, të arsimit fillor dhe atij të mesëm. Ministrja e Arsimit, Renata Deskovska paralajmëron zgjidhjen e këtij problemi përmes formimit të grupeve të punës të cilat do të bëjnë kontrollin e të gjitha teksteve shkollore.
Në përputhje me zgjidhjet pozitive ligjore do të formojë grupe të punës të cilat do të bëjnë kontrollin e librave, me qëllim verifikimin e mospërputhjeve, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një numër të madh të librave të cilat po përdoren në arsimin fillor dhe të mesëm, grupeve të punës do t’ju nevojitet periudhë më e gjatë për konfirmimin e të njëjtave dhe dorëzimin e raportit deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas çka do të vijoj heqja e gabimeve në libra – deklaroi Renata Deskovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Në mesin e librave me gabime dhe që përmban gjuhë të urrejtjes janë edhe ata të historisë. Profesori Naser Miftari vlerëson se gabimet nuk janë vetëm teknike por me prapavijë dhe qëllim të caktuar.
Është interesant se kjo çështje është ngritur edhe në nivele më të larta në Ministrinë e Arsimit, ndoshta edhe në Qeveri ka shkuu, gjithnjë thuhet se ekzistojnë komisione, gabimet eventuale që kanë qenë duhet përmirësuar por ja që ende është i njëjti tekst, kështu që shpresojmë që të bëhet një ndryshim së paku prej vitit të ardhshëm, nëse ekziston mundësia. Nuk mund të jetë i njëjti fis edhe maqedon antik edhe ilir, kushtimisht po e them në këtë formë, nuk bëhet fjalë për një gabim teknik që mund të përsëritet, por si duket ka ndonjë qëllim të caktuar – tha Naser Miftari, profesor i historisë.
Edhe udhëheqësitë e kaluara të ministrisë së Arsimit që kryesisht janë udhëhequr nga kaudër shqiptarë të BDI-së premtuan zgjidhjen e kësaj çështje të ndjeshme për shqiptarët, por deri më sot nuk arrtën të bëjnë asgjë. Arsyetimi I tyre ishte puna e vazhdueshme që po bën Komisioni qeveritar për regjistrimin e të gjitha lëshimeve, e për punën e të cilit komision kurrë nuk u raportua se çfarë ka bërë.
Melihate Rustemi