11 June
Një ri ka vrarë vetën këtë mëngjes në lagjen Kisella Voda në Shkup. Sipas dëshmitarëve të rastit i riu, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është hedhur nga ndërtesa në rrugën Mihaill Çakov. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8.
Forca të shumta policore kanë arritur në vendngjarje. Motivet që e shtynë të riun të vetëvritet ende nuk dihet.