Të shtunën dhe të dielën pritet të rrumbullakohet edhe ndarja e pozicioneve në eshalonin e dytë dhe të tretë të Qeverisë mes partnerëve të koalicionit qeveritar, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët…Bashkë me digasterët partitë pritet që këtë fundjave të zyrtarizojnë edhe emrat e zëvendës ministrave dhe drejtorëve të drejtorive që janë nën ombrellën e Qeverisë, por edhe të posteve të tjera. Burime partiake tanimë kanë filluar liferimet me numrin dhe digasteret që do të mer secila parti. Jozyrtarisht BDI-së thuhet se do t’i takojnë katër zëvendës ministra edhe atë:
BDI
Zv/ministër i Punëve të Brendshme
Zv/ministër i Arsimit
Zv/ministër i Mbrojtjes
Zv/ministër i Financave
Nga kulaçi qeveritar, Aleanca për Shqiptarët do të ketë ulësen e dytë në dy ministri edhe atë:
Aleanca për Shqiptarët
Zv/ministër i Transportit dhe lidhjeve
Zv/ministër i Punës dhe politikës Sociale
Numrat dhe emrat e drejtorëve që do të ndajnë dy partitë shqiptare nuk dihen ende, por nuk priten befasi të mëdha në eshalonin e tretë. Përveç tyre, BDI gjithashtu do të ketë 4 sekretarë shtetërorë edhe atë në Ministritë e Kulturës, Bujqësisë, Shoqërisë Informatike dhe në Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit. Ndërkaq Aleanca për Shqiptarët edhe me sekretrarë shtetërorë do të përfaqësohet në dy ministri, në atë të Punëve të Jashtme dhe Minsitrisë së Drejtësisë. Por të gjitha këto informata janë ende jozyrtare dhe pritet që partitë ti konfirmojnë ose ndryshojnë gjatë kësaj fundjave.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Këtë fundjavë ndahet kulaçi për eshalonin e… by tvshenjaofficial