Para disa kohe ishte vetura më e përfolur në Maqedoni. Por kjo veturë nuk e ka parë lavazhin shumë kohë dhe tani e ka mbuluar pluhuri. Për të shuar kureshtjen, numri një i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki, shpalosi sot makinën e markës Mercedes në vlerë prej 600 mijë euro të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.
“Ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët për të parë se si duket vetura që kushton 600 mijë euro, që shumë qytetarë që nuk kanë të holla për bukë nuk mund të paramedojnë të kenë veturë mesatare, ndërsa dikush bën luks në llogari të qytetarëve të Maqedonisë”, tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
Shumë reagime negative u nxitën në opinion kur u shpalos çmimi i veturës që kishte porositur personalisht, ish kryeministri.
“Ajo që më shumti dhemb është që policët e Republikës së Maqedonisë nuk kanë uniforma, nuk kanë vetura dhe i kryejnë obligimet e tyre megjithatë kjo ministri kishte guxim që të blejë veturë 600 mijë euro për ish kryeministrin, Nikolla Gruevski dhe jo vetëm veturë por edhe me porosi speciale të ketë klimë, të ketë monitor në ulëset mbrapa dhe kështu me radhë”, theksoi Spasovski.
Për këtë veturë ishin shpenzuar 600 mijë euro nga buxheti i Maqedonisë dhe menjëherë ishte fshehur nga opinioni. Për të, qytetarët u informuar për herë të parë në publikimin e përgjimeve.
Teuta Buçi /SHENJA/
(VIDEO) MPB publikon pamje të veturës “ekstra… by tvshenjaofficial