Në Tiranë më 8 qershor – Policia e Shqipërisë në portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, pasi në automjetin që e drejtonte ishte zbuluar sasi e madhe e marihuanës. Në kumtesën e policisë citohet se droga është zbuluar me skener në kamionin e markës “Daf” para hyrjes së tij në tragetin i cili qarkullonte në relacionin Durrës-Bari. Kamioni po transportonte kastravecë të freskëta, ndërsa në kutitë ishin edhe qeset me marihuanë. Automjeti ishte ngarkuar në qytetin e Lushnjës nga kompania e autorizuar për eksport të perimeve. Destinacioni i fundit i drogës me peshë prej 705 kilogram ishte Holanda. Përveç maqedonasit të arrestuar, Kiril F. (35) policia po heton pas tre personave të tjerë.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Dyshime për menaxhim të diskutueshëm në Odën e Stomatologëve të Maqedonisë së Veriut
- Nikollovski: Transporti dhe logjistika në tremujorin e dytë është rritur për 6,1 për qind
- MASH: Me ligjin e ri është zgjidhur në mënyrë sistematike çështja e teksteve shkollore të cilat mungonin gjatë kohës së Qeverisë së mëparshme
- Vakanca në Kushtetuese, KED miraton 6 kandidatë për zëvendësimin e Holta Zaçajt (EMRAT)
- Çmimi i arit më i lartë në histori
- Elis Dine emërohet zv.kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan
- Si një buton i vogël mund të shpëtojë jetën tuaj në raste emergjente
- (VIDEO) Palestina fiton mbështetje globale, 9 njohje për dy ditë