Përmes një kumtese nga VMRO-DPMNE thanë se asnjë urdhër nga PSP-ja nuk do t’i ndihmojë Zaevit dhe LSDM-së të defokusojnë qytetarët nga realiteti, ku ata presin që LSDM-ja të fillojë të punojë dhe të realizojë premtimet e bëra.
“Zaevi nuk do të mund ta ulë papunësinë përmes fushatave të zeza ndaj VMRO-DPMNE-së, të cilat do t’ia udhëheq Katica Janeva. Do të vijë momenti kur Zaev do të pyetet se ku janë projektet e premtuara. LSDM gjatë fushatës premtoi se do ta dëgjon zërin e qytetarëve dhe nevojat e tyre. Ata kanë mundësi ta bëjnë këtë tani me propozimin e sektorit qytetarë për rritjen e periudhës së pushimit për lehonat nga 9 në 18 muaj”, thuhet mes tjerash në kumtesë.
Sipas VMRO-së, LSDM-ja në vend që të merret me populizëm duhet të tregojë përgjegjësi qytetare dhe ta mbështesë propozimin për rritjen e pushimit të lindjes për nënat lehone.