Ndarja e posteve në eshalonin e dytë dhe të tretë ka ndikuar në acarimin e raporteve ndërmjet BDI-së dhe LR PDSH-së bëjn të ditur burime të portalit “tetova1” nga dy partit e lartëpërmendura.
Dhe si rezultat i kësaj, Ali Ahmeti e ka parë të arsyeshme që të kontaktoj Menduh Thaçin e PDSH-së që eventualisht nëse Ziadin Sela vazhdon me kërkesat e tij maksimaliste-dy vota për mbijetesën e qeverisë ti siguroj nga PDSH pasiqë votën e Vesel Memedit të RDK-së, Ahmeti e llogarit të sigurt.
Sipas burimeve të portalit “tetova1” nga LR PDSH janë të pakënaqur nga dy postet e zëvendministrave që i janë ofruar. Nga Ali Ahmeti është insistuar që LR PDSH-së ti ndahet posti i zv.ministrit të arsimit dhe punës dhe politikës sociale si dhe një post zv.ministri për RDK e Vesel Memedit. Kurse kërkesa e LR PDSH-së është që kësaj partie ti takojn 3 poste të zv.ministrave dhe veçanarisht insistohet në zv.ministrin e financave ku tash më dihet që për këtë post kandidaturë më serioze është ajo e Adnan Nezirit nga dega e Tetovës.
Pas acarimit të raporteve Ahmeti-Sela dhe kontakteve të Ali Ahmetit me Menduh Thaçin, mbrëmë portale të afërta me LR PDSH-në shpëtimin e kan gjetë te krijimi i raporteme me Lëvizjen Besa. Konkretisht ata publikuan informacionin se këtyre ditëve eksponent të lartë të Aleancës për Shqiptarët janë në bisedime të fshehta me përfaqësues të Lëvizjes BESA, ku si temë bisedimesh mendohet të kishte qenë cak zgjedhjet e ardhshme lokale. “Është shumë e mundshme që Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët të dalin bashkë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nga ky i njëjti burim mësojmë se BDI mbetet e kapur keq nga VMRO-DPMNE dhe vjetersinat politike të llojit të tyre, duke tentuar të blej kohë dhe kur tashmë nis lojën e dyfishtë brenda duke u kyçur edhe në bisedime me PDSH-në e Menduh Thaçit, për të rritur joefikasitetin dhe brishtësinë politike të kësaj qeverie, pasi BDI ndihet inferiore në qeverisje me institucione efikase dhe demokratike”, thuhet në shkrimin e postuar nga portale të ndryshme në vend. /tetova1/
Data 08.05.2025
Aktuale
- “Forcë në botë që ta mbajë Edi Ramën në pushtet nuk ka”- Berisha mbyll fushatën në Lezhë: 11 maji, më jetik se çdo gjë! Votoni ndryshimin
- Tomovski: RMV do të blejë avion të ri qeveritar të përshtatshëm, duam të jemi vend serioz
- FOTO/ Aksident në Tiranë, makina del nga rruga dhe përplaset te një pemë buzë Lanës
- Logos-A dhuron libra për nxënësit – pasurohet biblioteka e shkollës “Zhivko Brajkovski” në Butel
- Reagim nga ish funksionarë dhe anëtarë të BDI -së-Shkup/ Myftinia e SHKUPIT të reagojë për “Imamin Shqiptar”
- Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë! Automjeti përfundon në parcelën anës rrugës, plagoset shoferi
- Kontrollet me urdhër të SPAK në Shkodër, policia jep detaje nga operacioni kundër krimeve zgjedhore! Sekuestrohen celularë, para dhe lista me emra qytetarësh
- Takim miqësor me vlerë diplomatike – Krenar Lloga dhe Zudi Koka në bashkëbisedim me ambasadorët e Shqipërisë, Çekisë dhe Bullgarisë