Shkup, 9 qershor- Do të hiqet Programi i Kembrixhi ka thënë Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska në një ngjarje që është mbajtur ditëve të fundit. Edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar në Maqedoni thotë se kjo kërkesë për ndalimin e këtij programi është kërkuara shumë më herët se sa të vjen në krye ministri i ri. Drejtori i Shkollës “Penko” thotë që Programet që vijnë nga shtet e jashtme janë eksperiment, sidomos për mësimdhënësit dhe nxënësit. Edhe kryeminstri Zoran Zaev ndan shqetësimin e njejtë me përgjegjësit e instituconeve të arsimit dhe me mësimdhënësit.
Sipas kreut të ministrisë së arsimit, bëhet fjalë për një program, i cili nuk solli zhvillim të arsimit por vetëm se e stagnoi atë edhe më shumë.
“Programi i Kembirxhit deri më sot ishte i pranishëm në arsimin fillor, mirëpo, nuk tregoi rezultatet të mira me çka bëri që nxënësit, arsimtarët dhe prindërit të jenë të pakënaqur. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ekspertët bën përpjekje të mëdha, duke shqyrtuar të gjitha hapësirat ligjore që Programi i Kembrixhit, i cili prej shtatorit duhej të ishte pjesë edhe e arsimit të mesëm, i njëjti të mos aplikohet ngaqë nuk është i përshtatshëm”, tha Deskoska.
Sipas Nuhi Dardhishta nga LASHM, për Almakos thotë se programet që kanë qenë prezent nuk janë kompaktibile me programin arsimor që kemi në shkollat fillore, të arsimit nëntëvjeçar.
“Unë personalisht kam bërë një analizë ku në tekstet “Matematika” dhe “Shkenca Natyrore”, kanë shumë gabime edhe njësia mësimore nuk është e sqaruar sa duhet, që vështirë arsimtari që e kupton e lëre më nxënësi. Aq është i koklavitur programi sa në bashkëbisedim me mësuesit që janë trajnuar dhe disa autotorë librash thonë se “kanë punuar sa për sy e faqe, në ato libra”, kjo është gabim”, thotë Dardhishta, për Almakos
Ai shton se tekstet e Kembrixhit vijnë nga shtet të cilët nuk kanë patur asnjëherë sistem arsimor, ndërsa ne nuk jemi shtet që nuk kemi sistem arsimor.
“Një anomalI tjetër është se këto libra, pra “Programi i Kembrixhit” nuk kalojn në komisione nacionale, këto kalohen me ligj, por me siguri është për përfitime material. Ne nuk i kemi kushtet, ky program kërkon shumë shpenzime”, thotë Dardhishta, për Almakos
Deskovska, për mediat në vend, ka deklaruar se do të mundohemi që deri në fund t’ju ikim eksperimenteve, ngaqë ata deri më sot dëmtuan edhe më shumë sistemin arsimor.
“Do t’ju ikim në maksimum eksperimenteve, ne do të përpiqemi që ta largojmë ‘Programin e Kembirxhit’ së paku nga arsimi i mesëm”, tha Deskoska.
Se çfarë do të ndodh me këtë program në arsimin e ulët, ajo ka thënë se aty do të bëhen ndryshime të ngadalshme dhe të sigurta.
“Sa i përket Programit të Kembrixhit në arsimin fillor me të nuk do të merremi tash, ngaqë me të do të punojmë më vonë dhe më ngadalë. Aty duhet më shumë kohë dhe më shumë punë”, tha Deskoska.
Ndërsa, Dardhishta thotë se për heqjen e këtij programi nga LASHM, është kërkuar që moti.
“Kjo nismë është para se të vjen ministri i ri , shumë më herët e kemi ngritur këtë çështje, sepse ne i mbrojmë interesat të arsimtarëve, kur shumica e arsimtarëve ankohen për mënyrën e programit dhe për përkthymin se njëherë i përkthejnë nga gjuha angleze në maqedonisht dhe nga maqedonishtja në shqip”, tha Dardhishta, për Almakos
Ndësra, për drejtorin e shkollës “Penko”, në Shkup, ky program nuk ka sjell të mira, dhe se ne jemi sprovë e përpunuesve të këtyre programeve.
“Kembrixhi ka qenë i kontenstueshëm edhe prej nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe organizatave të ndryshme arsimore, prej fillimit të aplikim të programit Kembrixh”, thotë Enis Memeti, për Almakos
Ai shton se është edhe një problem tjetër se ne përsëri do të bëhemi “eksperiment”.“ Kemi qenë eksperiment i Kembrixhit, tani do të jemi eksperiment për ta larguar këtë program, që të vjen një program i sistemi tjetër arsimor”, thotë Memeti për Almakos
Ai kërkon që programet arsimore duhet t’i përpilojmë vetë.
“Mendimi im personale, që nuk e prek politikën, por pozitën time si drejtor, edhe si mësimdhënës , duhet të kërkohet një program, të konsultohet me një masë të gjërë, duke filluar prej nxënësve, prindërve, arsimtarëve, drejtorëve të shkollës, që ne nuk duhet të marrim programe të gatshme nga shtete e huaja, ne duhet ta kemi programin tonë bazë, sipas kushteve, kapacitetit të nxënësve, nuk përjashtohet edhe fakti që ne mund të marrim edhe disa pika nga shteti Gjerman, Holandez, Anglez, etj…, që ti aplikojmë në sistemin tonë”, thotë Memeti, për Almakos
Ai shton: “Ne jemi permanent eksperiment i njerëzve të cilët vinë në pushtet. Ne kemi qenë së pari deri në fillim të viteve të 90’ta me sistem komunist, pastaj kaluam në sistemin Holandez të arsimit, pastaj në Kembrixh. Nuk është e përshtatshme Programi i Kembrixhit në klasë më 36 nxënës, ku edhe nuk mund të aplikohet”, thotë Memeti, për Almakos
Ministrja gjithashtu ka vlerësuar se për çdo program që do të duhet të zbatohet në arsim fillimisht do të hapet debat në publik e më pas do të shqyrtohet edhe ajo se sa është i përshatshëm ai program për në Maqedoni
Për Memetin, debati i hapur, është puna më e madhe, sepse merren mendime, ku ne jemi të vetëdijshëm mbi problemet tona arsimore, në vend.
D.Kërluku
Almakos.com