Nisma qytetare “5 në 12”, ditën e hënë do ia dorëzojë Kuvendit kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me ngritje të procedurës për ndryshime dhe plotësime të akteve ligjore dhe nënligjore për personat me aftësi të kufizuara, hendikep, ose nevoja të posaçme. Suvar Atalishan, nga iniciativa qytetare “5 në 12” njoftoi se për ditën e nesërme kanë organizuar një ngjarje me moto “Mundemi, dijmë dhe kemi aftësi” në të cilën presin të marrin pjesë shumë njerëz, veç tyre edhe përfaqësues të ministrive, para të cilëve do t’i prezantojnë kërkesat që do t’i adresojnë Kuvendit.
“Mundemi, dijmë dhe kemi aftësi “ është një ngjarje me përmbajtje multimedionale, ku për të parën herë personat me aftësi të kufizuara së bashku me njerëzit e tjerë, këngëtar, artist, të gjithë së bashku të tregojmë dhe të dëshmojmë se ne mundemi si dhe të mund të gjithë njerëzit të shohin se këto njerëz, si njerëz me aftësi të kufizuara, me nevoja të posaçme, ose hendikep, munden të jenë të barabartë”, deklaroi Suvar Atalishan, iniciativa qytetare “5 në 12”.
Suzana Stojanovska, bëri të ditur se këto kërkesa të publikuara tashmë disa herë, këtë herë janë përgatitur në formatin e duhur për t’u dorëzuar në Kuvend.
“Një pjesë e kërkesave që kanë qenë të prezantuara, tani më janë rishikuar dhe janë përgatitur në formë adekuade për t’u dorëzuar në Kuvendin e RM-së dhe këtë do ta bëjmë gjatë javës së ardhshme, ndërsa nesër ato do të prezantohen dhe do ju jepen të njëjtat ministrave pjesëmarrës”, tha Suzana Stojanovska, prind.
Ata gjithashtu njoftuan se në ngjarjen e ditës së nesërme pjesëmarrëse do të jenë edhe mbi 50 shoqata të tjera.
Kërkohet ndryshimi i Ligjit për personat me… by tvshenjaofficial