Këshilli inicues për përfaqësim të drejtë të gruas në bashkëpunim me Shoqatën Forumi i Gruas Tetovë, ftojnë të gjitha gratë nga qytetet e Maqedonisë, të cilat ndjehen të shkelura dhe të papërfaqësuara të marrin pjesë në debatin “Gruaja në pozita udhëheqëse dhe përfaqësimi i denjë i gruas në shoqëri”, debat ky që do t’i japë të drejtë fjale çdo gruaje, orientim, hapat e ardhshëm dhe të dëgjohet edhe zëri i gruas së zgjuar në Maqedoni.
Debati do të mbahet ditën e Hënë, në orën 14:00 te Pallati i Kulturës Tetovë!