Në Maqedoni nuk ka vaksina kundër meningitit, njofton Nova TV. Mungesa evidentohet edhe te qendrat e shëndetit publik, të cilat e kanë të obligueshme që të pranojnë pacientët që duhet patjetër t’i marrin pasi që udhëtojnë për në vendet afrikane, ose në vendet ku ka rrezik nga meningiti, përcjell Almakos.
Qendra e shëndetit publik në Shkup ka konfirmuar se tash e disa muaj nuk ka vaksina kundër meningitit, kurse ato që i kanë, tashmë nuk kanë afat përdorimi, ndërkaq të reja nuk janë blerë pasi që tenderi është ende aktiv.