Rreth dy vjet nga ngjarjet në “ Lagjen e Trimave” dhe procesi gjyqësore ende pa epilog.
Ceanca të shtyra, seanca të anuluara, ashtu sic u bë edhe me seancën e caktuar për sot.
Seanca e sotme u anulua për arsye se Gjykata nuk arriti të siguroj dëshmitarin e vetëm të palës mbrojtëse, Shenasi Memetin.
Avokati Naser Raufi për Almakos.com, tha se realisht nuk shpreson se do të ketë drejtësi nga trupi gjykues i këtij rasti.
Ai thotë se zvarritja dhe mënyra se si po ecën ky proces, ka bërë që vetë të akuzuarit ta sabotojnë seancën në disa raste, sepse vlerësojnë se mënyra si po veprohet është e padrejtë.
Pas seancës së dy ditëve më parë, kur trupi gjykues pranoi provat e Prokurorisë së Përgjithshme dhe refozoi pjesën më të madhe të provave të propozuara nga mbrojtja, Raufi pati deklaruar se për zgjidhje e këtij rasti, duhet një hetim ndërkombëtarë.
Avokati mbrojtës Naser Raufi, i pyetur nëse e ka këtë qëndrim dhe mungesë besimi në drejtësi edhe përkundër reformave të premtuara, për Almakos tha se me këta gjykatës dhe prokurorë shpresat për drejtësi janë shuar.
Seanca e fundit nga fillimi deri në përfundim u shoqërua me revolt të të akuzuarve, të cilët këtë e shprehnin edhe duke folur pa lejen e gjykatësëes drejtuese Verka Petrovska. Disa vendosnin të mos qëndrojnë e ca të tjerë largoheshin për shkak të prishjes së qetësisë në sallë.
Revolta e të akuzuarve u shoqërua edhe me fjalitë si: “Gruevski në burg dhe ju në burg”. “Ne nuk e njohim këtë gjykim”, “I bëra dy vjet, i bëj edhe dy të tjera”,Kjo nuk është Rusi, por Amerikë, rroftë Amerika”, “Përse nuk i prezantoni provat”,”Ky nuk është proces, ky është maskarallëk”.
Seanca e radhës është caktuar për në datën 12 qershor.
Evi Shkopi
Almakos.com