Redaktori i televizionit Sitel, Dragan Pavloviq Latas, i cili dyshohet në dy raste të Prokurorisë Speciale, Total dhe Trevnik, sot për së dyti herë u paraqit në Prokurorinë e Katica Janevës. Sipas burimeve të Alsat M, Latas në Speciale është për shkak shqyrtimit të provave të cilat i disponon kjo Prokurori për rastin Trevnik. Sipas burimeve të Prokurorisë Speciale, pritet të përfundojë hetimi për rastin Trevnik gjatë këtyre ditëve. Redaktori i Sitel dyshohet për evazion fiskal si pronar i kompanive “Total Marketing” dhe “Total Media Centar”. Latas dyshohet se prej vitit 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe persona privat të evitojnë pagesën e tatimit në faturat përfundimtare dhe në paraqitjet tatimore, ka dhënë informata të rrejshme, me çka personat juridik kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa personi fizik për 63 mijë euro. Prokurorja Fatime Fetai gjatë prezantimit të rastit tha se i dyshuari ka blerë mobilie prej 65 mijë euro, dyshekë prej 3 mijë euro, disa orë të shtrenjta dore të brendit “Brajtling”, enë të shtrenjta kuzhine si dhe qilima persian. Tre nga kompanitë që janë nën hetim nuk kanë pasur asnjë të punësuar të cilët do ta përdornin pajisjen që ai e ka blerë në emër të kompanisë.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Përplasje me armë në Scicli mes bandave! Një shqiptar dhe dy afrikano-veriorë të plagosur, një në burg, një në arrati
- U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa leje i riu në Vlorë
- ASH: Uniformat vetëm në maqedonisht, dëshmi e nënshtrimit të VLEN-it ndaj VMRO-së
- Filipçe: Në 15 muajt e fundit, qytetarët po e ndjenjë paaftësinë e kësaj qeverie
- QMK: Tre zjarre janë aktive, katër nën kontroll
- H*rror pranë linjës hekurudhore! Gjendet një trup i copëtuar brenda një çante
- Arrestohet një person në Ferizaj për posedim të narkotikëve
- BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional