Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski, pas seancës së sotme para gazetarëve tha se ende nuk ka arritur kërkesa e Qeverisë për shkarkimin e Prokurorit Publik Republikan Marko Zvërlevski.
I pyetur se si e vlerëson punën e Zvërlevskit, Anevski u përgjigj duke thënë se “Zvërlevski është prokuror perfekt”.
Ai poashtu tha se do të shpallet konkurs për plotësimin e 15 vendeve për prokurorë, ngase kanë marrë njoftim nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion se një pjesë të madhe të prokurorëve u ka skaduar mandatin ose e janë në fund të mandatit.