Kryeministri i ri, Zoran Zaev, duket të jetë serioz në atë që i kishte premtuar serbëve lidhur me qëndrimin e Maqedonisë ndaj Kosovës, shkruan gazeta KOHA. Në intervistën e parë si kryeministër në RTVM, Zaevi përsëriti se Maqedonia ka gabuar që ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa tha se, kësaj radhe – Qeveria e re do të jetë neutrale.
“Maqedonia do të jetë neutrale për pranimin e Kosovës në UNESCO…”, tha Zaevi, ndërsa kritikoi Qeverinë e kaluar pse kishte lejuar ambasadorin e Maqedonisë në Paris, Agron Buxhaku, të votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Me këtë deklaratë, sigurisht që do “qetësohet” edhe presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili javë më parë, në darkën e kryeministrave në Bruksel, tha se shpreson që Zaevi ta mbajë fjalën për marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë.
“Shpresoj që Zaevi të mbajë premtimet lidhur me Kosovën në UNESCO dhe qëndrimin kundër të Qeverisë maqedonase ndaj kësaj çështje”, pati thënë Vuçiçi.
Ndryshe, vitin e kaluar, Maqedonia votoi “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa pati reaguar edhe Beogradi zyrtar. (koha.mk)
Data 23.09.2025
Aktuale
- Arrestohet një person në Ferizaj për posedim të narkotikëve
- BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional
- Prangoset 41-vjeccari, u kap në automjet teksa transportonte lëndë narkotike
- VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!
- Kryeministri Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Shtip
- Kondarko: Nuk ka rritje të ndjeshme të kandidaturave të pavarura për zgjedhjet lokale
- Trump thotë se do të ndihmonte në mbrojtjen e Polonisë dhe shteteve baltike nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë situatën
- SHBA: Mbrojtja e çdo centimetri të territorit të NATO-s, një angazhim i patundur