Kryeministri Zoran Zaev, të hënën do të realizojë vizitën e parë në Bruksel në cilësinë e kryeministrit. Ai së bashku me një delegacion të Qeverisë do të takohet me komisarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han. Ndërkaq sa i përket takimit të liderëve të paralajmëruar sot, Zaev tha se një pjesë e këtij takimi është realizuar sot nëpërmjet telefonit ndërkaq me pjesën tjerër do të vazhdojnë nesër.
Sa i përket çështjes së përzgjedhjes së zv ministrave, ai tha se liderët do të japin vetëm direktiva në formë të formimit të grupeve punuese, pasi komisionet janë ata që marrin vendime me qëllim të nominimit sa më të shpejtë të funksionerëve që do të marrin përgjegjësinë në institucionet përkatëse.
“Është konfirmuar vizita me eurokomesarin Johanes Han. Për momentin atë e kemi më të rëndësishme për shkak se duam të arrijmë marëveshjen për prioritetet paraprake të reformave për të cilat do të angazhohet Qeveria në pajtueshmëri me reformat e Pribes dhe prioritet tjera të reformave si dhe në pajtueshmëri me raportin e BE-së. Ne ekipet jemi të përgatitura por edhe të gatshëm të fillojmë me procesin e punës. Shpresoj se do të kemi edhe takime të tjera me përfaqësues të BE-së siç është Junker, Tusk, ndoshta edhe zonjën Mogerini që të mundemi në përgjithësi t’i sublimojmë të gjtha projektet e institucioneve të larta të BE-së”, deklaroi kryeministri Zaev.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Zaev do të vizitojë Brukselin, do të takohet me… by tvshenjaofficial