06 June
VMRO-DPMNE akuzoi ashpër ministrat pa resor të angazhuar për tërheqjen e investitorëve të huaj, duke thënë se personat e zgjedhur Ramiz Merko dhe Adnan Qahil dëmtojnë imazhin e Maqedonisë, pasi e kaluara e tyre në politikë flet për keqpërdorime të mëdha të detyrës zyrtare dhe se të njëjtit nuk janë të fushës. Sipas VMRO-së me zgjedhjen e tyre Maqedonia asnjëherë nuk do të arrijë që të tërheq investitorë të huaj.
Ajo e cila më së shumti na brengos është potenciali kadrovik i ekipit që do punojë në tërheqjen e investitorëve të huaj. 1:31 Ministri pa resor për investime të huaja është njëri nga ministrat që ka CV të pasur por jo në aspektin profesional, por për shkeljen e ligjit. Në vitin 1998 ai është I akuzuar për falsifikim të dokumenteve për udhëtim, ndërsa përsëri në periudhën nga 2006-2016 ka madje 10 akuza penale edhe atë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Një biografi e tillë është nënçmim për kompanitë dhe bordet e tyre, kush do t’i bind që të investojnë në Maqedoni?- tha Kristian Denev, VMRO.
https://www.youtube.com/watch?v=1dGMAp4M198&feature=youtu.be