Paraqitjen e parë në një manifestim zyrtar pas zgjedhjes si kryeministër, Zoran Zaev e ka pasur në konferencën para Femrave të punësuara në sektorin energjetik. Zaev është shprehur i mahnitur nga ky rast, duke thënë se dëshiron që puna e tij të jetë e bukur si gratë në Maqedoni”.
“Kjo është dita ime e parë, aktiviteti i parë, paraqitja e parë dhe paramendoni me femrat, në temën energjetikë. Shpresoj se edhe puna ime do të jetë e bukur , e mençur, e suksesshme dhe produktive, sikurse i kemi femrat në Maqedoni”, ka thënë Zaev.
Ai premtoi se qeveria e re reformatore do t’i jep shans femrave që punojnë në sektorin e energjetikës, dhe do ta zhvillojë sektorin energjetik në mënyrë që do të synohet ulje të çmimeve të energjisë elektrike për qytetarët dhe amvisëritë, punë të suksesshme të kompanive energjetike dhe rritjes ekonomike të Maqedonisë.
Zaev përsëriti se do të kthehet tarifa e lirë e rrymës dhe se do të ndërmerren masa për ulje plotësuese të çmimit të energjisë elektrike.