Qeveria në mbledhjen e sotme pritet të nisë procedurën për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm republikan Marki Zvrlevski mëson Telma. Më parë, kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje publikisht atij që të japë dorëheqjen, por ai nuk e ka bërë.
Sipas procedurave ligjore, Qeveria pas mendimit paraprak të Këshillit të Prokurorëve Publikë në parlament dorëzon propozimin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë. Prokurori publik mund të shkarkohet nga detyra para skadimit të mandatit pë arsye të: paligjshmërisë, nëse nuk e kryen punën në mënyrë efikase dhe profesionale, nëse me sjelljet dhe veprimtaritë e tij tregon se nuk është i gatshëm për kryerjen e atij funksioni, nëse nuk dorëzon kërkesë për ngritjen e procedurës penale në raste të parapara me ligj dhe për shkak të shëmtimit të reputacionit të funksionit.
Këshilli,është i obliguar që brenda 15 ditëve t’i përgjigjet qeverisë me mendim pozitiv apo negativ.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion se në çfarë mënyrë specifike qeveria do të kërkojë mendim nga Këshilli për shkarkimin e Zvrlevskit.