Në seancën e radhës për grupin e Kumanovës gjykatësja Verka Petrovska nuk pranoi asnjë nga dëshmitë e palës mbrojtëse, nga ana tjetër të akuzuarit në rastin e “Kumanovës” kanë refuzuar ta njohin gjykimin. Gjykatësja Petrovska i përjashtoi nga seanca të akuzuarit për prishje të rendit.
“Te përgjimet ka manipulime, njëjtë edhe të fotografit. Një person me uniform të UÇK-së në foto askush nuk e njeh. Kush është ai?”, u shpreh Shefqet Kallaçi.
“Ju doni luftë, keni me humb keq! Si ka ra Gruevski, keni me ra edhe Ju! S’ka më Rusi, rroftë Amerika!”, ka bërtitur në seancë Valdet Zekaj.
“Keni sjellë këtu person që nuk ka lidhje me rastin. Besnik Ajdini s’ka lidhje me këtë punë , CD dëshmia e prokurorisë është e manipuluar, unë kam qen zgjuar me 9 maj dhe nuk ka filluar ashtu aksioni i policisë” tha mes tjerash Demë Shehu.“
“E keni dënuar avokatin Ne nuk e njohim këtë gjykatë, kam qëndruar dy vite do qëndroj akoma, nuk kemi ju faj pasi që nuk kemi do shok jashtë”, tha Sami Ukshini
“Ky më nuk është proces gjyqësor, është maskara”, pohoi Enver Hoxha Klein.
Nga seanca janë larguar edhe të akuzuar të tjerë ndërsa seancën e kanë vazhduar vetëm një pjesë e vogël e tyre.