“Gruevski në burg dhe ju në burg”. “Ne nuk e njohim këtë gjykim”, “I bëra dy vjet, i bëj edhe dy të tjera”,Kjo nuk është Rusi, por Amerikë, rroftë Amerika”, “Përse nuk i prezantoni provat”,”Ky nuk është proces, ky është maskarallëk”,
Këto qëndrime u shpalosën njëra pas tjetrës nga 37 të akuzuarit e rastit “ Lagjia e Trimave” ,të cilët flisnin të revoltuar, më pas nxirreshin/largoheshin nga salla e gjykimit.
Seanca e të martës filloi e zhurmshme dhe vazhdoi e tillë.
Gjykatësja drejtuese, Verka Petrovska, vazhdimisht apelonte për qetësi, por ndërkohë një tjetër i akuzuar ishte ngritur në këmbë.
Mirsad Qerimi, Genc Sefaj,Enver Hoxhaj, Nasuf Bekiri, Sami Ukshini (Komandant Sokoli), Demë Shëhu ishin disa nga të akuzuarit që u nxorrën/larguan nga salla e gjykimit.
Njëri prej tyre,Demë Shehu, ju drejtua gjykatëses së seancës duke i thënë se një CD e dorëzuar nga PP , nuk është provë e vlefshme. Më tej shtoi se te fotografitë që janë prezantuar duket një njeri me uniformë të UÇK-sëtë cilin as nuk e njohin, nuk është prej grupit të tyre. Ai me tej tha se ai është i vetmi që ka qenë zgjuar atë natë dhe shtoi se Besnik Ajdini nuk është aspak i përfshirë në këtë rast, këtë madje e garantoi edhe me jetën e tij.
Më pas seanca vazhdoi, edhe pse me ndërprerje nga të akuzuarit, me leximin e të dhënave nga telefonatat e bëra nga disa prej 37 personave që akuzohen si përgjegjës për ngjarjet e përgjakshme me 9-10 maj të 2015-tës në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
Gjendja shëndetësore e të akuzuarve dukej e mirë, kjo u vërejt edhe nga gjykatësja:
“Qenkeni shëndoshur, nuk po ju njoh”.
Sa i përket mbrojtjes, sot i pranishëm në sallë ishte edhe avokati Naser Raufi.
Herën e kaluar seanca u shty për shkak se policia gjyqësore e Gjykatës Supreme, nuk u ka lejuar avokatëve të të akuzuarve të hyjnë në sallë.
Para hyrjes në gjykatë edhe ditën e sotme kishte të pranishme forca të shumëta policore dhe kontrrolle të rrepta.
Seanca vazhdon ende.
Evi Shkopi
Almakos.com