Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në orën 12:00 do të mbajë mbledhjen e dytë.
Dje, në mbledhjen e parë, mes të tjerash, u formuan trupat punues dhe u zgjodhën sekretari i përgjithshëm dhe zëvendëskryetarët e Qeverisë.
Në mbledhje, siç kumtoi shërbimi qeveritar për informim, është shprehur pajtueshmëri e përbashkët për punë efikase dhe me përkushtim të anëtarëve, në interes të nevojave të qytetarëve dhe të interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë, përmes bashkëpunimit të mirë dhe respektit të ndërsjelltë.