Komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë – VK Jazhincë te fshati Poroj ende është në ndërprerje, për shkak të derdhjes së djeshme të Lumit të Porojit. Në atë pjesë të rrugës komunikacioni po riorientohet, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
Siç informon LAMM, komunikacioni, në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë.