05 June
Rusia punon prej gati 10 vjetësh me agjendën e saj në Maqedoni për ta larguar vendin nga perspektiva e NATOS-së dhe BE-së. Kështu shkruante gazeta britanike “The Guardian” e cila bazohet në informata sekrete, nga Shërbimet sekrete të Maqedonisë. Aktivitetet ruse, të mbështetura edhe nga shërbimi sekret serb, kanë nxitur frymën nacionaliste dhe pro – ruse në Maqedoni. Ky aktivitet ka nisur që në vitin 2008, kur Maqedonisë nuk iu mundësia hyrja në NATO, kur Greqia i vendosi veton për shkak të çështjes së emrit. Sipas informatave, të paktën tre spiunë rusë kanë punuar edhe në rekrutimin e ish ushtarakëve, përfaqësues aktualë si dhe një ministri për punë të brendshme, për krijimin e një mase kritike, për përgatitje të gjendjes së luftës. Ndikimi rus, përmes pagesave dhe influencës, ka prekur edhe mediat e vendit. Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë, opinioni u trondit kur një spiun serb, në shkelje të të drejtës ndërkombëtare, u gjend në ngjarjet e Kuvendit, më 27 prill.
Alsat-M