Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar që lumi në Poroj të Tetovës të del nga shtrati.
Video në vazhdim tregon pamjet që banorët janë duke e ndjekur situatën me panikë dhe bëjnë thirrje për kujdes.
Sipas informacioneve të fundit rruga Tetovë-Jazhincë është bllokuar nga vërshimet në fshatin Poroj, fshat i parë nga rruga që lidh magjistralen me Kosovën.
Enti Hidro-Meteorologjik bën të ditur se moti i paqëndrueshëm dhe me të reshura të dendura shiu, përfshi vetëtima, ka përfshirë rajonin e Prilepit, Kriva Pallankës Makedonska Kamenicë.