Takimet maratonike të grupeve të punës të katër partive kryesore politike në vend, (LSDM, VMRO-DPMNE. BDI dhe PDSH) për të arritur marrëveshje që Maqedonia të dalë nga kriza në të cilën ndodhej, u kurorëzuan me të asthuquajturën “ Marrëveshja e Përzhinës”.
Pikërisht, në kuadër të Marrëveshjes së Përshinës u krijuar edhe Prokuroria Publike Speciale (PPS).
Afati për caktimin se kush do të ishte Kryeprokurori Speciale, skadonte më datë 15 shtator të vitit 2015. Bisedimet ngecnin tek ështja se si do të bëhej emërimi I Kryeprokurores Speciale.
Nga LSDM-ja, atëbotë në opozitë, kërkonin që PPS të ishte institucion I pavarur nga Prokurori Publik Marko Zvërlevski, thënë ndryshe të ketë autonomi të plotë dhe buxhet të vecantë.
Pra të miratohej një “lex speciales”.
Me këtë nuk binte dakort partia VMRO-DPMNE, në atë kohë në pozitë. Kjo parti kërkonte që Kryeprokurori Special të votohej nga Kuvendi i R. së Maqedonisë dhe të ishte nën ingerencat e Prokurorisë Publike.
Nën monitorimin e vazhdueshëm të ndërkombëtarëve dhe presionit që bisedimet të mos ngecin, më 15 shtator, kur edhe ishte afati I fundit për zgjedhjen e Prokurores Speciale, në orën 5 të mëngjesit palët arritën marrëveshje.
Katica Janeva, nga Gjevgjelia, do të bëhej Kryeprokurorja Speciale.
Janeva e plotësoi ekipin e saj me 14 prokurorë publik, që do ta ndihmonin në rastet që do të hetonte kjo prokurori.
Megjithatë ky numër do të ndryshonte.
Në janar të vitit 2016, nga ky ekip u larguan dy prokurore: Lejla Kadriun dhe Marija Gjorevska.
-Më 12 Shkurt 2016,PSP publikoi edhe rastin e parë, I cili kishte të bëjë më manipulimet zgjedhore,
I koduar si “TITANIK”. U kërkua arrestimi I 8 personave të cilët kishin bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mes tyre edhe si të dyshuar kryesorë edhe ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski ,sekretari i Qeverisë, Kirill Bozhinovski si dhe kryetari I Pustecit Edmond Temelko.Këtu Janeva nuk la pa theksuar edhe presionet e shumëta që kanë në punën që bëjnë.Pas publikimit të këtij rasti Gjykata Kushtetuese solli vendim për faljen e manipuluesve zgjedhor, pedofilëve dhe tregtarëve të drogës. Ky veprim nga analistët u komentuat si tentim për pengimin e punës së PPS.
-Më 28 mars 2016 PPS-ja publikoi rastin “ TORTURA” lëndë kjo që ka të bëjë me kryetarin e partisë “Të Bashkuar për Maqedoni” dhe ish-ministrin e Brendshëm Ljube Boshkovski. Në këtë lëndë u ngrit procedurë hetimore për 7 persona, ku I dyshuari kryesorë ishte kusheriri I ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov. Ky I fundita urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të burgosjes të përdorë dhunë fizike dhe psikike.
-Më 30 mars 2016, PPS do të publikonte rastin e ri të koduar “ FORTESA” ku i dyshuar i parë, përmendej
Goran Grujoski, drejtor i Drejtorisë së pestë të policies, por edhe në këtë rast figuronte emri I Jankullovskës. Ky rast kishte të bëjë me shkatërrimin e mjetevepër përgjime, e që njëkohësisht i kanë shkaktuar dëm shtetit dhe buxhetit të R.M.-së në shumë prej 10 milionë euro.
-Më 14 prill 2016, Specialja prezantoi rastin “ TRANSPORTUESI”, rast ky që ka të bëjë me trasnpostin e nxënësve në Manastir. Në këtë rast si të dyshuar u përmendën 22 persona, ndërkaq për 11 persona PPS propozoi masë paraburgimi..I dyshuar kryesorë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ishte kryetari i Komunës së Manastirit Vlladimi Taleski me dije të ministrit të Financave, Zoran Stavreski. Ata kanë bërë disa marrëveshje për transportimin e nxënësve në mënyrë të paligjshme që njëkohësisht shtetit i kanë bërë dëm rreth 360.000 euro.
-Më 21 prill 2016. Në këtë datë në një konferencë për shtyp, PPS-ja publikoi edhe rastin e rradhës të koduar “ TNT”. Lënda I referohej prishjes së Qendrës tregtare ‘Cosmos’ në pronësi të Fiat Canovskit. Prokurorja Fatime Fetai, shembja është bërë pa dyshim sipas urdhrit të ish kryeministri Nikolla Gruevksi dhe ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski bashkë me kryetarin aktual të Komunës së Gazibabës, Toni Trajkovski dhe inspektoren për urbanizëm në këtë Komunë.
-28 shtator 2016, në këtë datë PPS, publikoi rastin e ri “ARKA”. Në këtë rast dyshohet se 4 persona- zyrtarë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit kanë dëmtuar buxhetin e shtetit të Maqedonisë për pasurim personal.Supozohet se të dyshuarit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në periudhën prej qershorit 2010 deri më vitin 2012, ndërsa faktet tjera japin dyshime se edhe gjatë periudhës korrik 2014-15, gjithashtu është dëmtuar buxheti i Maqedonisë.
Më 20 tetor 2016, “DIELLISHTA” dhe “ TENDERAT” ishin dy lëndët e rradhës të publikuara nga PPS.
“DIELLISHTA”- PPS tha se materialet çojnë në dyshimin e bazuar se pasi komisioni për ankand publik e ka informuar të dyshuarin e parë se nuk janë përmbushur kushtet për shitjen e tokës ndërtimore në lagjen “Qyteti i Diellit”, ky i fundit ka formuar komision të ri nëpërmjet të cilit është bërë shitja e një parcele në anën jugore të Vodnos. Siç tha Fetai, marrëveshja është lidhur me kompaninë “San Siti”, por pas anulimit të saj në vitin 2011, me faj të Ministrisë për transport dhe lidhje është shkaktuar dëmtim i buxhetit. Në këtë rast ishin gjithësej 6 të dyshuar.
“ TENDERAT”- Në rastin “Tenderi” sipas Fetait, PPS dyshon se është bërë ndreqje e tenderit për ndërtimin e Muzeut të luftës maqedonase. I dyshuar kryesor është një person në pozitë drejtuese në Ministrinë e kulturës, në atë kohë Elizabeta Kanceska-Milevska.
-18 nëntor 2016, u publikua rasti “TARGET”. Ky rast ka të bëjë me ndjekjen joligjore të komunikimeve në periudhën prej 2008 deri në vitin 2015. dyshohet se 10 persona të punësuar në policinë sekrete të Maqedonisë (DSK) kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme 5.827 qytetarë të Maqedonisë.Sipas prokurorisë speciale , ky përgjim i bisedave telefonike është bërë mënyrë të paligjshme, pasi Kushtetuta garanton privatësinë e qytetarëve, ndërsa përmes përgjimit janë të shkelur të drejtat elementare të njeriut.
-Më 24 janar 2017, PPS prezantoi dy raste ,‘TANKU’ dhe ‘TARIFA’. Bhet fjalë për përfshirjen e 7 personave për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale keqpërdorim të detyrës zyrtare. Njëra lëndë ka të bëjë me tenderin e ELEM-it, kurse tjetra për blerjen e Mercedesit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
-Më 28 shkurt 2017, Prokuroria Speciale Publike ka njoftuar mbi rastin e ri, të titulluar “TRUST”.Bëhet fjalë për dokumente të falsifikuara nga ana e një konzorciumi, gjë që e ka bërë të mundshme që të fitojë tenderë në vlerë prej 1 miliard e 60 milionë denarë, u tha mes tjerash gjatë konferencës për shtyp.I dyshuari kryesor është menaxher i kompanisë Transmet, i dyshuari i dytë është menaxher i kompanisë Sileks nga Kratova, ndërsa i dyshuari i tretë është menaxher i Vato nga Studeniçani i Shkupit.
-Më 23 mars 2017, nga PPS u publikuan edhe katër lëndë të reja; ”TABELA”, ”300”, ”TOTAL”
”TABELA” – keqpërdorim të detyrës zyrtare nga drejtori i një shkolle fillore, Rexho Rushit Zajazi. I dyshuari në Kërçovë, e ka përdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka lejuar shfrytëzim pronësor për një person juridik. Pa procedurë prokurimi, i dyshuari i ka dhënë tender firmës Bauhof DOEL dhe ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një shkolle të re, për një shumë mbi 12 milionë denarë, respektivisht 200 mijë euro.
”300”, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencës nga një zv. ministër në MPB, për vetura zyrtare. I dyshuari, nga 2008 deri 2012 në Shkup, gjatë prokurimit publik e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 450 mijë euro. Në mënyrë joligjore, ka nënshkruar marrëveshje me autosallonet Porsche, Bohemia, Avtokuqa, Kollevski, Kadis.
”TOTAL” – vepër që ka të bëjë me evazion fiskal, ku janë kryer nga një person juridik, si drejtues i Total Marketing DOEL, MediaMarkt, Total Media Centar DOEL. Nga dëshmitë dalin të dhëna se nga viti 2008 deri 2015 u ka ikur pagesave të tatimeve, me vlerë prej mbi 7 milionë denarë, respektivisht mbi 120 mijë euro. Në një rast tjetër, është ikur tatim prej mbi 60 mijë euro.
”TIFANI” – lënda e katërt që ka të bëjë me evazion fiskal. E dyshuara është person fizik i kompanisë SmartCentar DOEL dhe SmartGroup DOEL. Për vitet 2008-2014, e dyshuara ka tentuar t’i ikë pagesës së tatimeve dhe ka dhënë informata të rrejshme për pagesat që është dashur t’i paguaj dhe ka arritur t’i ikë pagesës prej mbi 35 mijë euro dhe mbi 15 mijë euro. Dëshmitë tregojnë se e dyshuara ka shënuar të dhëna të rrejshme për t’i ikur tatimeve të vlerës së duhur.
-Më 22 maj 2017, PPS solli tre lëndë të reja; “TREVNIK”, “TRAJEKTORJA”, “TALIR”.
Rasti “TREVNIK” ka të bëjë me ndërtimin pa leje të tre shtëpive, duke ndërtuar fillimisht shtëpitë, e duke marrë më pas lejet e ndërtimit.
Rasti tjetër i titulluar “TRAJEKTORJA”, ka të bëjë me 4 funksionarë qeveritarë të cilët kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke dëmtuar buxhetin e shtetit me të paktën 155 milionë euro, në lidhje me ndërtimin e autostradave në Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.
Rasti i tretë i prezantuar është rasti i titulluar “TALIR”, ku bëhet fjalë për financimin e jashtëligjshëm të partisë VMRO-DPMNE. I dyshuar kryesor është kryetari i partisë, Nikolla Gruevski, i cili ka formuar një grup të personave që kanë bërë larjen e parave.
Megjithatë lëndërve të cilat I ka PPS, u janë shtuar edhe rastet “SPIUNI” dhe “PUÇ”
Në lëndën e rastit ‘Puç’ i pandehuri i parë është ish-kreu i inteligjencës Zoran Verushevski e shoqja Sonia Verushvska, një punonjës i Komunës së Strumicës Palifrov Brankos dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Ata janë akuzuar për përgjimit të paautorizuar, spiunazh dhe dhunë kundër përfaqësuesve të autoriteteve më të larta shtetërore. Njëri ndër të akuzuarit Zvonko Kostovski , nga prokuroria është dënuar me 3 vjet burg.
Përndryshe në lëndën “Spiuni” në procedurë të shkallës së parë u dënuan të gjithë 19 të akuzuarit. Dënim më të lartë me burg mori i dyshuari i parë Marjan Efremov ndërsa në mesin e të dënuarve për bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete janë edhe ish gjenerali i njësitit “Luanët”, Goran Stojkov, ish drejtori i Drejtorisë për pengimin e larjes së parave, Vane Cvetanov dhe ish funksionari i lartë në DSK, Aleksandar Dinevski.
Këto janë lëndët e hapura nga PPS, e cila u themelua më 15 shtato të vitit 2015 , pas marrëveshjes së bërë nga grupet punuese të 4 partive kryesore politike në vend.
Kjo prokurori ka hasur në shumë pengesa gjatë punës së saj, një nga më të bujshmet ishte edhe abolimi nga presidenti Gjorgje Ivanov i 22 personave të dyshuar për krime dhe parregullsi zgjedhore
Më 1 korrik mandati i kësaj prokurorie përfundon.
Kjo po e lë Specialen me vetëm tre aktakuza të ngritura nga gjithsej 20 raste që i ka hapur prej themelimit të saj.
Evi Shkopi
Almakos.com