Numri një i arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, ka paralajmëruar sot reforma në sistemin arsimor në vend. Gjatë konferencës profesionale,“Reformim i reformave të pasuksesshëm, si deri në arsim cilësor në Maqedoni”, Deskoska deklaroi se do të hapin proces të konsultimeve për të gjitha masat dhe të gjitha reformat të cilat do të bëhen. Ndërprerja e programit të Kembrixhit, rishqyrtim i programeve mësimore dhe zvogëlim i numri të lëndëve në arsimin fillor, si dhe ligj të ri në arsimin e lartë, janë disa nga reformat që sot i paralajmëroi sot ministrja e arsimit.
“Jam e vetëdijshme se fillimisht vijon procesi i reformave serioze në arsimin fillor dhe të mesëm. Ajo që do të jetë prioritare në arsimin fillor dhe të mesëm është rishikimi i programeve mësimore. Me qëllim që të mundësojmë program mësimore e cila do të jetë në pajtueshmëri me moshën e fëmijëve, në pajtueshmëri me rrjedhën aktuale të arsimit botëror dhe ajo që nën kupton mbajtjen e interesit të fëmijëve në procesin arsimor. Poashtu paralajmëroj edhe rishikim të asaj që nënkupton detyrime administrative të imponuara ndaj mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm”, deklaroi Renata Deskoska, Ministre e Arsimit.
Ish këshilltari specialist i ministrit për arsim dhe kulturë në Finlandë, Esa Souminen, duke sqaruar për sistemin arsimor të Finlandës, i cili është vlerësuar si një ndër më të mirët në botë, deklaroi se në vendin e tij, arsimtarët janë pjesë shumë e rëndësishme e sistemit arsimor dhe për të punuar si arsimitar nevojitet master universitar. Ndërsa, sa i përket sistemit arsimor në Maqedoni, ai tha se nevojitet shumë punë për t’u bërë për përmirësimin e tij.
“Në mënyrë që Maqedonia të mbaj talentët e saj të rinj duhet të fokusohet më shumë në arsimit e lartë por gjithashtu në sistemin e edukimit të fëmijëve. Të rinjtë e talentuar duan të rrisin familjet dhe fëmijët e tyre në shtet të cilit mund t’i besojnë, ku ka arsim cilësor. Qasja e barabartë në sistemin arsimor dhe përfshirja e minoriteteve është çështje shumë e rëndësishme”, tha Esa Souminen, ekpert i arsimit nga Finlanda.
Aleksandar Spasov nga Instituti Progres për Demokraci Sociale, tha se nevojiten ndryshime në tërë sistemin arsimor, duke filluar nga arsimi fillor deri te ai i larti.
“Ajo që është kyçe për arsimin e lartë, është vendosja e dialogut mes Qeverisë dhe bashkësisë akademike, para së gjithash në përfundimin e asaj që ka ngelur si rezultat i protestave ndërsa ajo është sjellja e ligjit të ri për arsim të lartë, por i cili do të sjellet si rezultat i dialogut mes bashkësisë akademike dhe Qevrisë”, u shpreh Aleksandar Spasov, Instituti Progres.
Sipas ti, sistemi arsimor në dekadën e fundit ishte i goditur nga reforma të cilat edhe kur kishin qëllime të mira për fat të keq ishin planifikuar në mënyrë joprofesionale dhe ishin zbatuar në mënyrë edhe më të keqe.
Teuta Buçi