Për Maqedoninë është e rëndësishme anëtarësimi në BE. Do të punojmë që sa më shpejt të hiqet rekomandimi i kushtëzuar. Kështu ka thënë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në takimin që ka pasur me ambasadorin e BE-së në vend, Samuel Zhbogar.
Zaev ka thënë se Qeveria e re ka energji pozitive dhe dëshiron që ketë pozitivitet ta transmetoj edhe tek qytetarët.
“Do të bëjmë gjithçka që t’i plotësojmë pritshmëritë e BE-së që të kenë arsye të mjaftueshme për ta hequr rekomandimin e kushtëzuar. Jemi duke dakorduar takim me komisarin Johanes Hahn dhe ai duhet t’i tregoj pritshmëritë e tij nga Qeveria e re. Një kërkesë është realizuar, ndërsa ajo ishte mbajtja e zgjedhjeve. Kishim zgjedhje kredibile dhe po dalim nga kriza politike. Na mbetet vetëm zbatimi i reformave. Ne jemi të përkushtuar në proceset dhe një orë sa më parë të lëvizin gjërat”, ka thwnw Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.
Nga ana tjetër, ambasadori Samuell Zhbogar ka thënë se është mirë që tani në Maqedoni ka Kuvend funksional dhe Qeveri funksionale dhe kjo ju jep atyre besim se vendi po del nga kriza politike.
“Tani është koha të fillohet me punë dhe me reformat serioze. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë të japim kahje, ngase çdo qeverie duhet t’i ndihmohet në procesin. Të gjithë partitë politike dhe qytetarët duhet të kyçen në procesin”, ka deklaruar Samuell Zhbogar, ambasador i BE-së.
Zaev po ashtu tha se Qeveria e re me përkushtim do të punoj në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë.
Enis Murtezi