Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me ambasadorin Samell Zhbogar ka thënë se sot do të zgjidhet sekretar gjeneral, shef i kabinetit , do të konstituohen komisionet e veçanta që funksionojnë në kuadër të Qeverisë.
“E gjithë kjo që Qeveria vetë, në kapacitet të plotë ti fillojë që sot detyrimet e veta përpara qytetarëve dhe institucioneve. Sot do të bëhet edhe detyra ime e parë si kryeministër deri tek të gjitha ministrat, e ajo është udhëheqja e detyrave të asaj që kemi premtuar përpara qytetarëve. Çka pres prej tyre në 30 ditët e para, çka pres në 100 ditët e para…. Kam thënë nuk do të jem ministër për gjithçka, secili ministër do ta merr përgjegjësinë e vet, prej tyre pres zgjidhje dhe jo problem në qeveri. .. Sot është data 5, unë besoj se sot pensionet do të jenë në llogaritë e pensionistëve, nëse nuk ndodh sot më së voni do të ndodh nesër”, ka thënë Zaev, përcjell SHENJA.