Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM), kërkon nga Ministria e Drejtësisë ndryshime të ligjeve për veprimtari noteriale dhe përmbaruese, të cilët hynë në fuqi në fillim të vitit 2017. Nga Oda Ekonomike theksojnë se ndryshimet legjislative i kanë rritur harxhimet e kompanive në këto procedura për më shumë se 40%, ndërsa kanë shkaktuar edhe komplikime të tjera në funksionimin e sektorit të biznesit siç janë zvarritje të procedurave të arkëtimit të kërkesave.
Ndodhin ndryshime të cilët kompanitë duhet t’i ndërmarrin në drejtim të ristrukturimit organizativ apo ristrukturimin e shërbimeve ligjore të kompanive për shkak të detyrimit të detyrueshme të angazhimit të avokatëve në procedurat para noterit dhe përmbaruesit që me siguri shkakton dhe marrjen e masave të caktuara për riorganizimin e tyre. Puna e dytë janë implikimet financiare në kuptim të rritjes së shpenzimeve në procedurat para noterit dhe përmbaruesit, jo vetëm për shkak të shpenzimit për shpërblimin e avokatit, por edhe për shkak të mos- zvogëlimit të tarifës së noterit dhe të tarifës në këto procedura- deklaroi Elena Milevska Shtërbevska, Oda Ekonomike e Maqedonisë.