Sindikata e Pavarur e Policisë pohon se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë u ka pranuar atyre të drejtën për të ekzistuar dhe vepruar edhe përkundër vendimit të mos iniciohet procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 4 nga marrëveshja e kolektive e MPB-së.
Kryetari i Sindikatës, Goce Delçev Todev, tha se Sindikata Maqedonase e Policisë duhet të ndalojë menjëherë me manipulimet me të punësuarit dhe ka ftuar kryetarin e këtij sindikati të ballafaqojnë argumentet.
Nga ana tjetër sekretari gjeneral i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Orce Gocevski, kërkoi nga ministri i ri Oliver Spasovski menjëherë të fillojnë bisedimet rreth problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen të punësuarit në MPB, mes të cilëve ka numëruar mospasjen e ushqimit, qumështit në njësitet speciale, mos realizimin e mëditjeve.
Ata thanë se përfaqësojnë mbi 1500 të punësua në MPB.