Dje në një shtëpi në Radovish, janë vjedhur 16,800 euro dhe rreth 100 mijë denarë, njoftojnë nga policia.
Vjedhjen e ka kryer person i panjohur mes orës 16:30 dhe 17:00, në shtëpinë e L.B (46), i cili e ka paraqitur rastin.
Sipas L.B, përmes shkallëve të jashtme të shtëpisë, hajduti ka hyrë në banjë, e cila nuk ka qenë e mbyllur, ka gjetur çelësin e derës hyrëse dhe pa dëmtuar dollapin e kuzhinës ka marrë paratë dhe është larguar.
Nga policia thonë se janë ndërmarë masa për gjetjen e tij. /Almakos.com