Zv.ndihësi i sekretarit të SHBA-ve, Hoyt Yee, i ka dhënë mbështete të plotë qeverisë së re në Maqedoni, por edhe ka porositur që Qeveria e re të zgjidh çështjet me fqinjët, përfshirë edhe Greqinë.
“Presim nga qeveria e re të jetë partnerë i bashkësisë ndërkombëtare, BE-së, SHBA-ve, me qëllim të zbatimit të reformave të nevojshme. Të zgjidh çështjet me fqinjët, përfshirë edhe Greqinë. Qëllimi është të arrihet marrëveshje dhe të zhbllokohet rruga e Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik”, tha Yee për redaksinë e Bosnjës në “Zëri i Amerikës”.
Formimin e Qeverisë së re në Maqedoni, Ji e vlerësoi si hap pozitiv jo vetëm për vendin, por edhe për tërë rajonin.