Shqiptarët kanë votuar që disa të përfaqësohen në pushtet disa në opozitë. Kështu u shpreh analisti politik Sefer Tahiri, duke shtuar se Lëvizja BESA ka marrë vendim të drejtë për mospërfshirjen e saj në Qeveri. I ftuar në emisionin ARENA, Tahiri shtoi se në një demokraci parlamentare, çdo parti politike merr vendime autonome.
“Shqiptarët kanë votuar që BDI-ja, pavarësisht përgjysmimit të votave, uljes së kapacitetit të saj elektoral, megjithatë kanë votuar që të jetë parti e parë. Dhe me qenë se duheshin numrat e Aleancës për Shqiptarët, edhe kjo parti, ky koalicion i dy partive, u bënë pjesë e Qeverisë. Unë mendoj që Lëvizja BESA ka marrë vendim të drejtë për mospërfshirjen e sajë në Qeveri”, tha analisti politik Sefer Tahiri.
Edhe analisti Nijazi Muhamedi ka vlerësim të ngjashëm, duke thënë se është e drejtë e Lëvizjes BESAqë të vlerësoj momentin se çfarë pozicioni do të marrë. Megjithatë, Muhamedi tha se gjithçka varet prej BESËS sa do ta artikuloj qëndrim opozitar.
“Atë që thonë se kush është në Qeveri është shqiptar, kush është jashtë Qeverie nuk është shqiptar. Kjo është çështja më banale. Është pikërisht ajo që duan t’i përdorin shqiptarët toptan, të gjithë shqiptarët në disko të Qeverisë, që të mos ketë zë tjetër opozitar”, tha analisti politik Nijazi Muhamedi.
Duke folur nga pikëpamja ekonomike, eksperti Fatmir Bytyqi tha se me rebalancine buxhetit do të dëshmohet nëse kjo Qeveri është reformatore apo jo. Bytyqi gjithashtu tha se në këtë rast, do të zbardhet edhe pjekuria e partive shqiptare për të intervenuar në të mirë të shqiptarëve.
“Kur të bëhet rebalanci, ne do e shohim në fakt pjekurinë e partive politike shqiptare të cilët janë aty, për të intervenuar në interes të shqiptarëve. Por të mos harrojmë që kemi një strukturë të popullsisë e cila e ka votuar partinë në pushtet, LSDM-në, e që LSDM-ja jo lehtësisht mund t’i hedhë poshtë, sepse edhe ata e ka në njëfarë interesi për të artikuluar interesin e shqiptarëve”, tha eksperti ekonomik Fatmir Bytyqi.
Fatmir Bytyqi gjithashtu tha se për buxhetin nuk duhet fajësuar vetëm Ministria e Financave, pasi paraprakisht ka disa filtra në Kuvend, duke aluduar tek komisionet e kuvendit, ku Bytyqi apelon për syçelësi maksimale.
Debati në Arena: Shqiptarët kanë nevojë për… by tvshenjaofficial