Marrëveshja e Ohrit, dokumenti i cili ndaloi konfliktin në vitin 2001, me qëllim të sjelljes së paqes dhe ndërtimin e Maqedonisë demokratike, multietnike dhe me qytetarë të barabartë. Me qëllim të implementimit të saj, Qeveria e asaj kohe, formoi sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, i cili do të kujdesej për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve por edhe për të drejtat tjera themelore, me të cilët shqiptarët do të ishin qytetar të barabartë me maqedonasit. Në vitin 2004 Qeveria formoi Sektorin për zbatimin e MO-s, ndërsa në vitin 2008 u transferua në Sekretariat.
Pas shndërrimit në sekretariat në vitin 2008, ky sekretariat në fillim u udhëhoq nga Imer Selmani, kuadër i PDSH-së, e cila në atë kohë ishte në koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në. Më Pas ky post, i kaloi Imer Aliut, po ashtu kuadër i PDSH-së.
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2008, në krye te Sekretaritatit erdhi Abdylaqim Ademi, i cili u emërua zëvendëskryeministër me propozim të BDI-së. Këtë post Ademi e mbajti deri në vitin 2011 kur pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare BDI në Koalicion më VMRO-DPMNE-në, për zëvendëskryeministër për implementimin të MO-së e emëruan Musa Xhaferrin. Xhaferri në këtë post qëndroi rreth 5 vite, kur nëprill të vitit2016, BDI ndërroi disa nga funksionarët e saj. Atëherë në vend të Musa Xhaferrit, si zëvendëskryeministër teknik u emërua Festim Halili, i cili qëndroi në këtë post për deri dje.
Prej në formimin e tij, sekretariati u udhëhoq nga 5 zëvendëskryeministra. Por në çfarë gjendje ndodhet kjo Marrëveshje politike pas 16 viteve të nënshkrimit të saj? Sipas të dhënave më të fundit, pjesa më e madhe e institucioneveshtetërorenukrespektojnëligjinpërpërfaqësimadekuattëshqiptarëve. Këtë e pasqyrojnë mirë raportet vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2016.
Ndërsa më diskriminues janë presidenca dhe institucionet gjyqësore.
Në kabinetin e presidentit nuk ka asnjë shqiptar në postin e personave të zgjedhur apo të emëruar, ndërsa nga gjithsej 60 të punësuar, vetëm 5 janë shqiptar, apo 8.3%.
Në Gjykatën Kushtetuese, në pozitën e personave të emëruar janë vetëm 2 shqiptar, ndërkohë që nga 32 të punësuar sa është numri i përgjithshëm vetëm 3 janë shqiptar, apo 9.4 %.
Në këshillin gjyqësor prej 43 të punësuarve, 5 prej tyre janë shqiptar.
Në Gjykatën Supreme shqiptarët janë të përfaqësuar vetëm me 7%, përkatësisht prej 100 të punësuarve vetëm 7 janë shqiptar.
Në Prokurorinë Publike janë të punësuar 40 persona, prej tyre 7 shqiptar.
Në Bankën Popullore në pozitën e personave të numëruar ka vetëm një shqiptar ndërkohë në këtë institucion shqiptarët janë të përfaqësuar me 8.8% apo nga 454 të punësuar shqiptar prej tyre janë 40.
Shqiptarët janë të diskriminuar edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, ku shqiptarët përfaqësohen vetëm me 2.7%.
Në vendet udhëheqëse nuk ka asnjë shqiptar ndërsa nga numri i përgjithshëm i të punësuarve që është 73 shqiptar janë 2.
Qasja diskriminuese ndaj shqiptarëve në aspektin e punësimit nuk përfundon tek institucionet gjyqësore, por një gjë të tillë ndjekin edhe institucionet e fushave të ndryshme. Në këtë mënyrë, në qendrat për punë sociale, prej 49 vendeve udhëheqëse të punës. 13 u takojnë shqiptarëve dhe nga numri i përgjithshëm i të punësuarve prej 1085, 181 janë shqiptar. Në ndërmarrjet publike, shqiptarët përfaqësohen me 14,2 për qind, përderisa në vendet udhëheqëse të punës prej 1275 shqiptarë janë 168. Situata është e ngjashme edhe në shëndetin publik, ku shqiptarët janë të përfaqësuar vetëm me 12,2 për qind, ndërsa në vendet udhëheqëse në këto institucione, ata përfaqësohen me 9,9 për qind.
Edhe pse sipas aneksit “C” të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ajo në tërësi duhej të implementohet deri në fund të vitit 2005, gjendja aktuale e qytetarëve shqiptar në vend është si në të dhënat paraprake. Përveç gjendjes së këtillë në institucione, edhe pas 16 vite të nënshkrimit të MO-së, ende gjuha shqipe nuk është zyrtare, edhe pse në çdo cikën zgjedhor ka qenë premtim i partive politike shqiptare. Dhe në formimin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga kreu i LSDM-së Zoran Zaev, në krye të këtij posti u zgjodh Hazbi Lika, por tanimë resori i tij nuk e ka emrin Sekretariati për implementimin e MO-së, por shkrihet në sekretariat për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes komuniteteve.
Shuhet Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit pa… by tvshenjaofficial