Shkup, 2 qeshor –
Në Qendrën Informative Kulturore u organizua ekspozitë me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të piktorit Bedri Saraçini (1943 – 2016). Ai njihet për punën e tij të palodhshme dhe me një mori veprash. Ishte pedagog – piktor, ku edhe u shfaq përpara artdashësve me ekspozitat e tij. Në punime përdorte teknikë dhe stilin e tij, me të cilin prezantohej në pikturat. Drejtorja e QIK-ut, Sermine Purrini përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit, për pjesëmarrjen në hapjen e ekspozitës së piktorit të ndjerë Bedri Saraçini, në kujtim të krijimtarisë së tij artistike. “Bedri Saraçini ishte një piktor briliant, unë kisha fat që e kam njohur, ishte një piktor me vlera të mëdha intelektuale, kombëtare dhe mbi të gjitha njerzore. Shoh sonte shumë familijar, miq dhe artëdashës që kanë ardhë ta kujtojnë piktorin e dashur për të gjithë ne”, tha Purrini. Piktori Reshat Ameti para të pranishmëve shprehu mirënjohje dhe ngushillime familjarëve. “Mburem që e kam patur shok e koleg, ai ishte një familjar i mirë, një artist. E veçanta e tij ishte se nuk dallohej vetëm si artist, por edhe si qenie e mirë njerëzore, bisedonte dhe dëgjonte. Pra, ai shte një pedagog, ku gjithë artistët kishin dëshirë të shkëmbejnë bisedë. Jetën nuk e shihte me egocentrizma, xhelozi, po si vetë botën e artit. Ai kishte dimenzionin njerëzor dhe kjo ishte e bukura. Nuk e përceptonte dot që ai që kishte botën e artit të ishte çnjerëzor. Niveli i artistit Bedri lejonte hapsirë për bashkëpunim dhe afrim. Si fillim jemi takuar në vitin 1992, në hapsirën e një shkolle, në Shkup. E njoha si një njeri shumë i hapur në komunikim, me diapazon të gjërë mbi fushën e artit. Që në atë vit e deri kur ai u largua ishim bashkë në ngjarje të artit figurative. Shpesh jemi kritikuar, por edhe vlerësuar nga njëri tjetri. Ai përherë kishte dëshirë të merr pjesë në ekspozita, por edhe të bëjë ngjarjet e veta, me pikturat e tij, që t’i dhurojë kombit shqiptar, diçka nga vetja”, tha Ameti. Ndërsa, kryetari i shoqatës “Sofra Gjakovare”, Mazllom Ymerhalili, tha fjalë miradie dhe dhuroi një pllakatë, si shenjë mirënjohje, familjarëve. Bedri Saraçini ka përfunduar Akademinë Pedagogjike në Shkup dhe Akademinë e arteve të Bukura në Prishtinë. Krijmaria e tij kalon nëpër disa faza artistike, nga realizmi në impresionizëm dhe ekspresionizëm. Ka përpunuar motive të ndryshme si: rrënojat, ndryshimet tektonike, vullkane, përmbytjet dhe të tjera. Saraçini ka pasur 15 ekspozita personale dhe gjithashtu ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore në Maqedoni dhe Shqipëri.
D.K
Almakos.com
Data 23.09.2025
Aktuale
- Kaoni i Vogël, Shqiptari i Madh — Një Yll në Botën e Inteligjencës Artificiale
- Siljanovska Davkova: Në vend që të na mbështesin, fqinjët na vendosin veto për BE
- Filipçe: Mickoski është drejtpëdrejt përgjegjës për situatën në gjyqësor, qeveria e tij bëri zero reforma
- MASH: Është marrë vendim për pezullim të përkohshëm të punës së Fakultetit privat për Ekonomi Biznesi në Shkup
- Luboteni mirëpret Darko Kostovskin, pas gati 30 viteve po rindërtohen rrugët, për herë të parë edhe ujësjellësi (Video)
- “Erogen Vaso Brajoviç më ka kërcënuar, më ka bërë si i fortë…”- Masakra në Shkodër, ja lidhjet e Ragip Gilës me fisin Lici dhe masakrën e Dobraçit
- Blerant Ramadani: Do të mbështesim fuqishëm ambasadorët tanë kulturorë
- “Ruaji fëmijët, mos i ço në shkollë njëherë”- Atentati në Shkodër, zbardhen përgjimet e autorit! Ragip Gila ishte liruar nga burgu vetëm pak muaj më parë