02 June
Këto ditë përsëri digjet deponia e Strugës. Edhe pse me intensitet më të vogël,tymi dhe era e keqe përhapen drejt qytetit dhe vendbanimeve përreth. Qytetarët janë të shqetësuar se kjo po ndodh pak para rrjedhës kryesore të sezonit turistik. Ata thonë se pavarësisht premtimeve nga institucionet se do ketë një zgjidhje, tani për tani nuk ka asgjë.
“Po afrohet sezoni turistik. Kemi një problem aktual i cili është i pakëndshëm, i cili i helmon njerëzit dhe turistët dhe cili turist do të donte të vijë në një mjedis ku deponia e ndot ajrin. I bëj thirrje Ramiz Merkos nga posti ministër pa resor në qeveri që të përfshihet drejtpërdrejtë në zgjidhjen e këtij problemi”, u shpreh një qytetar.
Nga Iniciativa qytetare “Mjaft” të cilët kohët e fundit paralajmëruan protesta dhe bllokim të rrugës që çon drejt deponisë, me apel për pushtetin e ri qendror.
Apeloj deri tek pushteti i ri qendror që seriozisht të merren me zgjidhjen e këtij problemi. Pushteti qendror menjëherë të përfshihet me grupe punuese nga ministritë përkatëse në gjetjen e një vend të përkohshëm – tha Gligor Kjato Iniciativa Qytetare Mjaft.
Autoritetet lokale në Strugë u morën me atë që deponia ekzistuese të transferohet në një vend tjetër. Ata hasën me dyer të mbyllura në Komunën e Ohrit nga e cila kërkuan që mbeturinat e rajonit të Strugës të dërgohen në deponinë Bukovo. Banorët e Ohrit tani për tani këtë nuk e lejojnë.
Miki Trajkovski