Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë, vendosi që ta bëjë vizitën e parë të tij zyrtare në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe sipas tij, kjo nuk është e rastësishme, njoftojnë median në vend.
Ai thotë se në drejtim të funksionimit të shëndetëesisë ka vërejtje të shumta dhe se ka plane për të ndryshuar gjërat që sistemi shëndetësor të jetë më i mirë për të gjithë banorët e vendit, e sidomos për shqiptarët.
Taravari prezantoi këshillëtarin e tij, Omer Xhemailin, kardiokirurg i nivelit evropian, duke paralajmëruar edhe këshillëtarë tjerë. Ministri bëri të ditur se planifikon të bëjë investimet ë mëdhaja në Klinikën e Tetovës.
Taravari paralajmëron ndryshim në raportet ndërmjet mjekut dhe pacientëve, heqjen e pagesës së mjekëve, përmirësim të shërbimeve mjekësore dhe administrative, pra qendra e vëmendjes, sipas tij, të jetë pacienti, por edhe mjeku të jetë i kënaqur për pagesën që e merr. Për më tepër përcilleni deklaratën e tij të plotë në videon më poshtë.
(Video Telegraf Maqedoni)
https://www.facebook.com/telegrafi.maqedoni/videos/1108314879273652/